×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy vdekje të dyshimta në Ferizaj, policia po heton rastet

    Reporteri
    03 Dhjetor 2024 | 11:33

    Dy vdekje të dyshimta janë raportuar në qytetin e Ferizajt gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Njëri rast është raportuar dje masdite, ky një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Noredime e Epërme.

    Rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 15:45, ku motra ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete vëllain e saj.

    Njoftimi i policisë:

    HETIM I VDEKJES

    · Fsh. Nerodime e Epërme, Ferizaj 02.12.2024 – 11:20. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

    · Rr. Enver Topalli, Ferizaj 02.12.2024 – 15:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se e ka gjetur pa shenja jete vëllain e saj viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!