×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Dy vdekje të dyshimta në Prizren, policia nis hetimet

    Reporteri
    29 Tetor 2024 | 9:29

    Policia e Kosovës ka njoftuar për dy vdekje të dyshimta në dy raste të ndara në Prizren.

    Në rastin e parë, policia njofton se një person është gjetur pa shenja jete në rrugë. Ai raportohet se kishte qenë i ulur në momentin që policia ka arritur. Policia është duke e hetuar rastin.

    “Prizren 28.10.2024-10:20. Raportohet se pa shenja jete është gjetur ulur në rrugë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Ne vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    Ndërsa, në rastin e dytë policia njofton se një person është gjetur i shtrirë në tokë, dhe pas dhënies së ndihmës mjekësor është dërguar në Spitalin Rajonal Prizren, ku më pas ka ndërruar jetë. Edhe ky rast është duke u hetuar.

    “Prizren 28.10.2024-13:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në tokë, i cili pas dhënies së ndihmës mjekësor është dërguar në Spitalin Rajonal Prizren, ku më pas ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!