×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy vëllezër ia thyejnë hundën një pjesëtari të FSK-së në Fushë-Kosovë

    Reporteri
    26 Qershor 2020 | 16:36

    Një pjesëtar i FSK-së, nga Fushë Kosova, është rrahur keq nga dy vëllezër, fqinjë të tij, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur. Si pasojë e rrahjes, ushtari kosovar ka pësuar frakturë në hundë.


    Ngjarja është denoncuar mbrëmë në polici, rreth orës 23:00, shkruan Reporteri.net.

    Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, derisa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

    Behet e ditur se pjesëtari i FSK-së ka marrë trajtim mjekësorë, për frakturën në hundë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!