Kameramani kosovar, Sylejman Kllokoqi, i cili xhironte luftën në Sarajevë, rrëfeu për sfidat që kishte gjatë asaj kohe.
Ai tha se për dy vite e gjysmë, asnjëherë nuk është pastruar tërësisht.
“Në librin tim ‘Me kamerë në shtatë luftëra’ jam munduar ta përshkruaj, lufta vështirë përshkruhet, shumë vështirë është. Ato përjetimet e Bosnjës dy vjet e gjysmë, çdo ditë ke pasur granatim, kur i thash njërit tha po më vjen keq por a të ka rënë ‘zhuga’ ndonjëherë, unë i thash jo, sepse dy vjet e gjysmë nuk jam larë, kam larë sytë ndonjëherë, ndoshta trupin ndonjëherë me ndonjë faculetë, sepse s’kam pasur ujë, s’ki ujë, s’ki rrymë, s’ki ushqim, s’ki kurgjo hiç”.
Ai tutje në Kosova Today theksoi se edhe pse kishte mjete identifikuese që tregonin se ishte punëtor i mediave, prapë se prapë ishte i rrezikuar nga granatimet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.