×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy vjet nga procesi gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve, Tahiri: Ata do të dalin triumfues

    Reporteri
    03 Prill 2025 | 15:45

    Abelard Tahiri tha se qëndrimi i ish-krerëve të UÇK-së në paraburgim ka kaluar tashmë katër vite.

    Tahiri theksoi se, është i bindur që ish-krerët do të dalin triumfues.

    Postimi i plotë:

    Sot bëhen dy vite nga fillimi i procesit gjyqësor ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij në Dhomat e Specializuara, ndërkohë që qëndrimi i tyre ne paraburgim ka kaluar tashmë katër vite.

    Duke besuar thellësisht në të drejtën tonë si popull për liri dhe pavarësi, në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe në pafajësinë e tyre, jemi të bindur se ata do të dalin triumfues dhe, bashkë me ta, do të ngadhënjejë edhe e vërteta historike e popullit tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!