×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy zyrtarë të burgjeve të Kosovës dalin pozitiv me coronavirus, kërkohet t’u bëhet testi edhe 48 të burgosurve

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 15:24

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se dy zyrtarë të Qendrës së Parabarugimit në Mitrovicë, kanë dalë pozitiv me coronavirus.


    Sipas Shërbimit Korrektues me Rekomandim të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, IKSHPK ka kryer analizë për 31 zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, me ç` rast kanë rezultuar pozitiv vetëm dy zyrtarë korrektues.

    Të njëjtit sipas Shërbimit Korrektues janë liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë.

    Pas gjithë kësaj, edhe pse nuk ka pasur ndonjë indicje që dikush nga të burgosurit të është prekur nga Virusi Covid 19, SHKK së bashku me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve ka bërë kërkesë IKSHPK–së për testimin e 48 të burgosurve të kësaj qendre.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave të cilat dalin nga plani operativ “Corova Virus”, me ç` rast njofton opinionin publik se çdo gjë është nënë kontrolle dhe nuk ka nevojë për panik. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!