×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy zyrtarët e VV-së nuk “dinë” si barten maskat: Njëri në bërryl e tjetri në mjekër

    Reporteri
    29 Gusht 2020 | 17:24

    Glauk Konjufca e Mefail Bajqinovci nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk po përfillin ligjet e Republikës së Kosovës.


    Deputeti Mefail Bajqinovci, ka postuar në Facebook një fotografi të dy zyrtarëve të VV-së ku shihen se janë në fshatin Kërpimeh të komunës së Podujeves, shkruan Reporteri.net.

    Por ajo që vërehet në fotografi, është vendosja e maskës gabimisht.

    Ish-ministri i Jashtëm, Konjufca, maskën e ka vendosur në mjekër e jo sipas rekomandimeve që me të të mbulohen goja dhe hunda si masë parandaluese për të marrë infeksionin.

    Ndërsa edhe më keq e ka vendosur deputeti Bajqinovci, i cili maskën po e mban në bërryl të dorës.

    Në mbledhjen e 13 korrikut të Qeverisë së Kosovës, u mor vendim që mbajtja e maskave mbrojtëse të jetë obligative për qytetarët e Kosovës.

    Ndërsa ditë më parë hyri në fuqi edhe ligji i cili parasheh se të gjithë personat që nuk mbajnë maskë, dënohen me 35 euro.

    “Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetepesë (35) euro”, thuhet në nenin 24, pika 5 të këtij Ligji.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!