×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyqanet lënë ujin të ekspozuar në diell, inspeksioni askund

    Reporteri
    15 Qershor 2019 | 12:22

    Ndërkohë që temperaturat në vendin tonë këto ditë kanë arritur deri në 34 gradë, kujdesi për atë që konsumojmë duhet të jetë i shtuar.


    Në temperatura të tilla ekstreme, natyrisht se nevoja për të konsumuar ujë të pijshëm është shumë e madhe. Mirëpo, nëse ju rastisë të qëlloni në marketet e Podujevës, kjo nevojë mund të kthehet në rrezik serioz për shëndetin, shkruan Reporteri.net.

    Shumica e marketeve në këtë komunë e lënë ujin të ekspozuar në diell, në temperatura mbi 30 gardë. Kjo bëhet edhe më alarmante kur dihet se uji që ekspozohet në këto temperatura, është në shishe të plastikës, gjë që paraqet rrezik edhe më të madh për shëndetin.

    Në fotot e siguruara nga Reporteri.net, shihet që pako të tëra të ujit në shishe të plastikës lihen të ekspozuara në diell, në disa prej marketeve të kësaj komune, ndërkohë që inspeksioni nuk ndërmerr asnjë masë.

    Ndryshe, për rrezikun që vjen nga ekspozimi i ujit në shishet e plastikës në diell, paralajmërohet edhe në rekomandimet që japin vetë prodhuesit, ku thuhet që uji nuk duhet t’u ekspozohet rrezeve të diellit, por duhet të ruhet ne vend të freskët dhe të thatë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!