×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshime për prostitucion, arrestohen 5 femra dhe një mashkull në Prishtinë

    Reporteri
    17 Dhjetor 2020 | 9:27

    Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në Prishtinë, një burrë dhe pesë femra nën dyshime për prostitucion.


    Siç njofton Policia në raportin e saj 24 orësh, janë kontrolluar dy lokale, ku janë sekuestruar katër telefona mobil, dy DIVIAR dhe disa dokumentacione

    “Lidhur me rastin, janë arrestuar, një mashkull kosovar dhe pesë femra kosovare. Janë kontrolluar dy lokale, ku janë sekuestruar katër telefona mobil, dy DIVIAR dhe disa dokumentacione”, njofton policia.

    Me vendim të prokurorit, katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuara janë liruar në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!