×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshimet për “falsifikim dokumentash”, “Beni Dona” e Ragip Mustafës nën hetime për tenderin për furnizim me ushqime të Ushtrisë së Kosovës

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 19:06

    Ministria e Mbrojtjes ka reaguar sot rreth tenderit për furnizim me ushqim në FSK, për të cilin ka dyshime për falsifikim të dokumentacionit nga operatori ekonomik “Beni Dona”.

    Në një postim në Facebook, bëhet e ditur se Ministria e Mbrojtjes ka ofruar bashkëpunim me organet e drejtësisë në lidhje me hetimet për furnizim me ushqim nga Operatori Ekonomik “Beni Dona”. Ata thonë se në këtë rast, Ministria është palë e dëmtuar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Meqenëse rasti është duke u hetuar nga organet e drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes ka ofruar bashkëpunim për këto organe, por gjithnjë duke u kujdesur që me veprimet e saj të mos ndërhyj në procesin e hetimit në këtë rast. Për më shumë, Ministria e Mbrojtjes është palë e dëmtuar në këtë rast dhe se në fazën e prokurimit të këtij tenderi, Ministria e Mbrojtjes kishte rekomanduar mosdhënien e këtij tenderi, kompanisë “Beni Dona”, por Organi Shqyrtues i Prokurimit, si organ vendimmarrës dhe përfundimtar në çështjet e prokurimit, kishte vendosur në favor të Operatorit Ekonomik “Beni Dona”, respektivisht nënshkrimin e kësaj kontrate”, thuhet në reagim.

    Në njoftim po ashtu theksohet se Ministria e Mbrojtjes do të jetë në koordinim dhe do të ofroj ndihmë të vazhdueshme për të gjitha institucionet e drejtësisë, të cila janë duke u marr me rastin. Ata po ashtu kanë kërkuar nga organet kompetente që kjo çështje të marr sa më parë epilog ligjor.

    “Në të njëjtën kohë, Ministria e Mbrojtjes është duke i konsideruar edhe hapat tjerë ligjor dhe administrativ lidhur me këtë kontratë’, thuhet në njoftim.

    Gazeta Online Reporteri.net më 28 shtator, kishte publikuar një hulumtim për një tjetër tender “problematik” që kompania “Beni Dona”, pronë e Ragip Mustafës e ka për furnizim me ushqim të Policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!