Policia e Kosovës sonte ka pranuar informatë për alarm për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Ajo thotë se policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të menaxhuar situtatën.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, tha ajo.
Udhëtarët janë nxjerrë jashtë objektit të Aeroportit. /Reporteri.net/.