×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti

    Dyshohet se dëmtuan kompaninë ku punonin për 31 mijë euro, arrestohen tre punëtorë në Pejë

    Reporteri
    02 Korrik 2025 | 10:29

    Tre punëtorë në Pejë janë arrestuar nën dyshimin se kanë dëmtuar kompaninë ku punonin në vlerë prej 31 mijë euro, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, shkruan Reporteri.net.

    Kjo dyshohet se ka zgjatur nga maji i vitit 2024 deri në janar të vitit 2025.

    Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

    “KEQPËRDORIM I AUTORIZIMEVE NË EKONOMI – Rr. Bill Klinton, Pejë / Maj 2024-Janar 2025. Më 01.07.2025 pas hetimeve të zhvilluara janë arrestuar tre të dyshuar m/k për shkak se të njëjtit dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete kanë dëmtuar kompaninë në të cilën janë të punësuar në vlerë rreth 31000 €. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!