Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Gjakovë, nën dyshimin për dhunë në familje. Të arrestuarit janë bashkëshorti i viktimës dhe vjehrritë.
Viktima pas tretmanit mjekësor, është kthyer tek familja e prindërve të saj. Bashkëshorti dhe vjehrri janë dërguar në mbajtje, derisa vjehrra është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjakovë 18.10.2024-19:00. Është iniciuar rasti në të cilën janë përfshirë viktima femër kosovare dhe tre të dyshuar (burri dhe vjehrritë). Tre të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa viktima pasi ka pranuar tretman mjekësor është kthyer tek familja e prindërve saj”.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit-bashkëshorti dhe vjehrri janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara-vjehrra e viktimës është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.