×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Dyshohet se e vrau para dy jave dhe e groposi në mal, Prokuroria del me detaje për vrasjen e personit që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj

    Reporteri
    06 Shkurt 2025 | 15:25

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dalë me detaje lidhur me vrasjen e rëndë në Ferizaj, teksa ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji për F.L, që dyshohet se vrau B.V, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët.

    Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi se vrasja ishte kryer para dy javësh e në mënyrë mizore, ashtu që i dyshuari e ka privuar nga jeta viktimën dhe e ka groposur në mal, me qëllim të fshehjes së gjurmëve dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Motivi është ende i panjohur, shkruan Reporteri.net.

    Trupi i viktimës është gjetur dje nga disa persona të fshatit Manastirvc.

    “I pandehuri F.L., që nga data 5 Shkurt 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur”, thuhet në njoftim.

    Për arrestimin e F.L, e dyshimet për vrasje, Prokuroria ka njoftuar gjatë ditës së djeshme.

    Gjendet i vdekur në mal personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, Policia arreston një të dyshuar për vrasjen e tij

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!