Policia e Kosovës ka arrestuar një 39 vjeçar i cili dyshohet se ka vjedhur pesë krerë bagëti- viça në fshatin Soponicë të Kaçanikut.
Vjedhja ka ndodhur më datën 1 maj. Llogaritet se dëmi është afër 6 mijë euro, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Nën autorizim të prokurorit të shtetit, Njësia e Hetimeve ka nisur hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e personave të dyshuar. Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, më datën 05.05.2025, rreth orës 14:40, është identifikuar dhe më pas arrestuar i dyshuari P.H., 39 vjeç, i cili është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik. Pas intervistimit, dhe me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.