×
  • Lajme
  • Lajme / Aksioni i Policisë

    Dyshohet se rrëmbyen një person në Prishtinë, bien në pranga dy të dyshuarit

    Reporteri
    25 Maj 2024 | 11:28
    Fotografi ilustruese.

    Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë rrëmbyer një person një ditë më parë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia njofton se ka kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve, njëri prej të cilëve është i mitur.

    Gjatë kontrollit në lokacionin e të miturit, është gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtë.

    Prishtinë 23.05.2024 – 03:52. Sot me datë 24.05.2024 rreth orës 10:30 janë realizuar dy kontrolle në shtëpitë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë njëri prej tyre i mitur, tek ky i fundit është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Të dyshuarit janë arrestuar, me vendim të prokurorit të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

    Kujtojmë se viktima ka kërkuar ndihmën e organeve të rendit duke thënë se dy persona të panjohur e kanë futur me dhunë në veturën e tyre.

    Rrëmbehet një burrë në Prishtinë, të dyshuarit ende të paidentifikuar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!