×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Dyshohet se shisnin drogë në Shëngjin, arrestohen dy shtetas të Kosovës – një tjetër në kërkim

    Reporteri
    11 Qershor 2025 | 10:46

    Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, prej tyre dy shtetas të Kosovës, dhe një shtetas tjetër i Kosovës është në kërkim, pasi janë kapur me sasi të drogës në Shëngjin.

    Janë sekuestruar doza kokaine dhe kanabisi, kanabis në trajtë çokollate, MDMA, ekstazi, kërpudha halucinogjene, e po ashtu një veturë e tre celularë.

    Kosovarët A.G. (21), E.T. (28) dhe shtetasi francez S.B. (43), u arrestuan në flagrancë, ndërsa, derisa është shpallur në kërkim shtetasi kosovar A.G. (30).

    Të katër dyshohen se shisnin doza të lëndëve narokike në zonat turistike të Shëngjinit.

    “Gjatë kontrollit fizik, 3 shtetasve të arrestuar iu gjetën doza të lëndëve narkotike. Nga këqyrja e celularëve të sekuestruar, u gjetën komunikime të këtyre shtetasve për organizimin e kësaj veprimtarie kriminale. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, kryer në bashkëpunim”, thuhet nga Policia e Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!