×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se u helmuan shumë qytetarë: Mbyllet Fast Food-i në Prishtinë

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 17:35

    Një Fast Food në Prishtinë, gjegjësisht “Mezzo Burger’it” është mbyllur sot.


    Kjo pasi dhjetëra qytetarë të cilët kanë ngrënë ushqim në këtë lokal kanë qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore, e disa kanë përfunduar në QKUK, ku janë duke marrë tretman mjekësor.

    Mbylljen e këtij lokali e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

    Lamir Thaçi, Zyrtar për Informim Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se inspektorët sanitarë pas kryerjes se kontrollit të plotë kanë mbyllur lokalin deri në një vendim tjetër.

    “Si autoritet kompetent menjëherë jemi mobilizuar kemi marr informatat se pacientet e hospitalizuar (helmuar) janë në gjendje të mirë pas trajtimit adekuat mjekësore. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjithmonë është e gatshme qe në secilin rast të dyshuar të veprojë bazuar në mandatit e saj ligjore”, ka deklaruar ai.

    Kujtojmë që ky s’është rasti i vetëm kur qytetarët bien viktima të ushqimit jo cilësor që shërbehen në subjekte të tilla gastronomike, teksa shpesh IKSHP ka bërë thirrje dhe ka apeluar që të ketë kujdes. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!