Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar për një vjedhje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në Gjilan.
Sipas policisë, tashmë janë arrestuar tre të dyshuar, të cilët dyshohet se vodhën 20 mijë euro.
“Fsh. Kmetovc, Gjilan 31.05.2024-02:00. Raportohet se më 07.06.2024 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit i kanë vjedhur viktimës mashkull kosovar 20 000 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.