×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyvjetori i vdekjes së Sabahajdin Cenës, Krasniqi i dorëzon familjes së tij mirënjohje Post Mortem: Personalitet emblematik

    Reporteri
    13 Janar 2025 | 20:55

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka dorëzuar familjes së Sabahajdin Cenës, një mirënjohje Post Mortem për kontributin e tij patriotik e partiak.

    Krasniqi e ka vizituar familjen e Cena bashkë me kandidatët për deputetë Idriz Vehapi, Edon Canën dhe Albana Haxhimustafa, në dyvjetorin e vdekjes së profesorit, për të cilin ka thënë se ishte një personalitet emblematik, një intelektual i spikatur dhe një luftëtar i UÇK-së, i cili i dha Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës gjithçka që kishte – dijen, përkushtimin dhe guximin e tij.

    “Në këtë ditë përkujtimi, i dorëzova familjes Cena një mirënjohje Post Mortem për kontributin e tij të shquar patriotik e partiak. Ky akt simbolik përfaqëson respektin dhe falënderimin tonë të përjetshëm për një njeri që la gjurmë të pashlyeshme në rrugëtimin tonë kombëtar dhe politik!”, ka shkruar Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!