×
  • Lajme
  • Lajme

    E akuzoi se duhej të ishte në burg, Armend Muja i reagon ashpër Abelard Tahirit

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 22:15

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se deputeti i LVV-së, Armend Muja, do duhej të ishte në burg.


    Kjo pasi sipas tij, Muja ka shitur licenca të universiteteve private.

    “Kryetari i Komisionit për Financa, (i VV-së) ai realisht do duhej të ishte në burg, sepse ai ka shitur licenca të universiteteve private — z. Muja, Armend Muja”, është shprehur Tahiri.

    “Atij i është parashkruar lënda, parashkrim do të thotë se është vjetruar lënda edhe s’ka mundur të gjykohej.

    Ai asnjëherë s’ka qenë i yni, ai ka qenë një keqpërdorues”, tha ai në T7.

    E lidhur me këtë ka reaguar në RTV Dukagjini, deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, i cili ka thënë se nuk ka shitur licenca dhe se është i gatshëm të përballet me drejtësinë.

    “Abelard apo Abelardë?, unë mendoj që Abelardi ka qenë Ministër i Drejtësisë, sot shef i GP të PDK-së, me atë nivelin e alfabetizimit, unë vërtet e konsideroj mjerim të përzgjidhesh një post të tillë ndërkohë se ke kaluar testin elementar të drejtshkrimit, jo që kam dicka personale. Sa i përket me hi në burg, po mendoj që zotëri Tahiri po më dënon me atë, këta zakonisht i kanë shti në burg kundërshtarët politikë në të kaluarën. Në atë kohë s’kam pasur post publik dhe as s’kam shitur licenca. Për çdo dyshim jam i gatshëm të përballem”, tha Muja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!