×
  • Lajme
  • Lajme

    I akuzoi se nuk ia kanë hapur telefonin, KFOR-i i përgjigjet Vuçiqit

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 10:01

    Autoritetet serbe kane qenë të njoftuara për aksionin në veri të Policisë së Kosovës, kështu deklaroi dje, zëdhënësi i KFOR-it, Vincenso Grasso.


    Mirëpo, deklaratat e tij i cilësoi si të pavërteta, presidenti serb Aleksandar Vuçiq i cili tha se Serbia nuk ishte e njoftuar për këtë aksion. Ai madje akuzoi komandantin e KFOR-it se nuk i është përgjigjur në telefon në momentet më kritike.

    Këto deklarata të Vuçiqit i ka demantuar edhe një herë gjatë ditës së sotme zëdhënësi i KFOR-it, Vincesso Grasso, transmeton Reporteri.net.

    “Të gjithë u njoftuan, sepse rreth dhjetë ditë më parë në gazetat serbe u publikuan lajmet se 26 policë serbë do të arrestohen në Kosovë. Kushdo që ka lexuar lajmet, është informuar”, ka thënë Grasso për gazetën serbe Politika. 

    Ndërkohë i pyetur për deklaratat e Vuçiqit, se nuk ia kanë hapur telefonin shefit të shtabit të ushtrisë serbe, Grasso ka thënë se kanë pasur komunikim me të gjithë, duke përfshirë këtu edhe ushtrinë serbe.

    “Gjatë gjithë operacionit, kemi pasur komunikim të mirë me të gjitha institucionet përkatëse vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Ushtrinë Serbe”, u shpreh ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!