×
  • Lajme
  • Lajme

    E bëjnë sërish: Shpëtimtarët nga Kosova nxjerrin të gjallë nga rrënojat një trevjeçare, 10 ditë pas tërmetit

    Reporteri
    14 Shkurt 2023 | 19:50
    Pamje nga momenti kur shpëtimtarët nga Kosova në Turqi nxjerrin të gjallë trevjeçaren

    Shoqata e Kërkim-Shpëtimit nga Kosova ka shpëtuar edhe një tjetër fëmijë që kishte mbetur nën rrënoja pas tërmetit në Turqi.

    Këtë herë, kjo shoqatë ka shpëtuar një vajzë të vogël 3-vjeçare, dhjetë ditë pas tërmetit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lajmin e kanë konfirmuar vetë ata, ku edhe kanë publikuar pamje nga momenti i shpëtimit.

    “Lajmi më i bukur që mundet me ardh sot në ditën e 10 pas termetit shpëtimi i vogëlushes 3 vjeçare nga pjestarët e Shoqatës”, thuhet në mbishkrimin e videos.

    Kujtojmë se pjesëtarët e FSK-së deri më tani kanë arritur të shpëtojnë katër persona nga rrënojat, pas tërmetit që shembi qindra ndërtesa në Turqi. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!