Të paktën dy serbë kanë mbetur të lënduar në Zubin Potok si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, kur pjesëtarët e njësisë speciale të policisë së Kosovës hasën në rezistencë gjatë aksionit të sotëm në veri.
Zëvendësi i drejtorit të qendrës mjekësore në Mitrovicë, Zlatan Elek ka bërë të ditur se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, dhe se për momentin janë jashtë rrezikut për jetë.
Mirëpo, një ngjarje e çuditshme raportohet të ketë ndodhur në këtë spital, ku një ish pjesëtar serb i policisë nuk ka mundur të përballojë lajmin për ngjarjet e fundit në veri. Raportohet se ai ka vdekur nga sulmi në zemër kur ka marrë vesh për aksionin e sotëm, transmeton Reporteri.net.
Ky lajm është konfirmuar nga vetë Zëvendësi i drejtorit i qendrës mjekësore në Mitrovicë, Zlatan Elek.
Kujtojmë se në aksionin e sotëm të përqendruar kryesisht në veri të Mitrovicës janë arrestuar 19 punonjës të policisë, 11 prej tyre të nacionalitetit serb, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë.
Nga të arrestuarit 1 ka qenë me gradën e kapitenit, 3 me gradën e rreshterit dhe të tjerët zyrtarë policor. Po ashtu anë konfiskuar edhe gjëra të ndryshme ilegale që do të shërbejnë si prova materiale si armë, pajisje teknologjike dhe sasi parash. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.