×
  • Lajme
  • Lajme

    E çuditshme: Suspendohen 6 policë, përfshirë komandantin e Gjakovës, vetëm se iu kundërpërgjigjen me armë hajnave

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 17:30

    IPK ka suspenduar sot komandantin e policisë së Gjakovës, Kristë Gjokaj dhe pesë policë të tjerë.


    Express shkruan se masa e suspendimit është për 48 orë, e ka të bëjë me një rast të një viti m ë parë, kur kishte pasur shkëmbim zjarri në mes të policisë me një grabitës.

    Policia e Kosovës një vit më parë ishte përfshirë në një përleshje të armatosur me disa persona të dyshuar për vjedhje në rajonin e Gjakovës. Disa polic kishin marrë lëndime të lehta.

    Suspendimin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

    “Bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor, sot janë suspenduar perkohesisht 6 zyrtar policor nga Drejtoria Rajonale e Gjakovës. Suspendimi i tyre është bere sipas rekomandimit te IPK, pasi ndaj te njejteve janë duke u kryer hetime”, ka thënë Kelani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!