×
  • Lajme
  • Lajme

    E demanton policia: Kontrata që dyshohet se e dëmtoi 100 mijë euro Telekomin, u lidh në kohën kur drejtor ishte Bedri Istrefi

    Reporteri
    06 Mars 2020 | 15:12

    Kryeshefi i Telekomit të Kosovë, Bedri Istrefi, ka folur gjatë kohës sa po i bastisej kompania që ai drejton, për dyshimin ajo është dëmtuar me 100 mijë euro. Ai tha se kontrata ishte nënshkruar në vitet 2015-2016 në kohën kur drejtor ishte Agron Mustafa, por Policia e Kosovës e ka demantuar atë përmes një njoftimi për media.


    “Ne kemi bërë një kallëzim penal për një mashtrim që i ka ndodhur Telekomit të Kosovës. Kontrata është lidhë në vitin 2015 ose 2016, në kohën e Agron Mustafës dhe borxhi është bartë prej vitit në vit. Ne kemi pasur urdhër prej gjykatës për ekzekutim të borxhit dhe duke parë gjendjen financiare që ka Telekomi i Kosovës. Gjatë këtij procesi kemi hasur në falsifikim të dokumenteve dhe kemi iniciuar si rast menjëherë në prokurori”, ka thënë Istrefi.

    Por krejtë ndryshe thotë Policia e Kosovës, e cila kontratës e cila dëmtoi Telekomin në vlerë prej 100 mijë euro, i referohet si kontratë e nënshkruar në dhjetor të vitit 2019, kohë kur në krye të Telekomit ishte Bedri Istrefi, i cili vazhdon ende të jenë në krye të kësaj kompanie publike.

    “Operacioni policor ka përfshirë bastisjen e katër (4) zyrave të Telekomit të Kosovës, zyrat qendrore në Prishtinë, me qëllim të gjetjes së provave materiale lidhur me dyshimet e ngritura rreth nënshkrimit të një kontrate në dhjetor të vitit 2019, ku dyshohet se buxheti i Telekomit të Kosovës është dëmtuar me një shumë prej mbi njëqind mijë (100,000.00) euro”, thotë Policia në njoftimin zyrtar për media.

    Ndërsa, Gazeta Online Reporteri.net, nga burime policore dhe brenda Telekomit ka mësuar se zyrtarët e arrestuar janë: Armend Osaj, Isa Smajlaj, Naim Gashi dhe Fatmir Tërnava.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në këto lokacione ka sekuestruar disa dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin si dokumentacione, pajisje elektronike, telefona celular etj., dëshmi këto të cilat do të procedohen sipas procedurës ligjore.

    Tutje, thuhet se, gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente, telefona celular dhe prova të tjera të cilat mund të ndërlidhen me rastin. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!