×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    E denoncoi rrejshëm 17 herë një person, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

    Reporteri
    25 Maj 2024 | 8:47
    Foto ilustrim

    Një person është arrestuar  dje në Fushë Kosovë, pasi i njëjti dyshohet se ka denoncuar rrejshëm një person tjetër në Polici, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia njofton se i dyshuari ka denoncuar rrejshëm 17 herë viktimën, duke pretenduar se ai ka kryer vepra  penale.

    I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për dy veprat penale ‘Ngacmim’ dhe ‘Lajmërim apo kallëzim i rrejshëm’.

    Koha e panjohur. I dyshuari mashkull kosovar përmes telefonit dhe aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ ka denoncuar rrejshëm 17 herë viktimë mashkull kosovar, kinse ky i fundit ka kryer vepra penale. I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, njofton Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!