Antonia Tolaj, 25-vjeçare nga fshati Pobërgjë i Deçanit, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të trafikut, në Leipzig të Gjermanisë.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendëses tonë Antonia Tolaj nga Pobërgja, në moshën 25 vjeçare në një aksident trafiku në qytetin Leipzig të Gjermanisë. Nga zemra ju shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes Tolaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit.Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, shkroi ai në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.