×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme: 29-vjeçarja shtatzënë vdes nga coronavirusi

    Reporteri
    08 Gusht 2021 | 17:01

    Një 29-vjeçare nga Kumanova e cila vdiq nga Covid-19 ishte shtatzënë, gjendja e së cilës u përkeqësua papritur.


    “Lehona vdiq në Klinikën Infektive në Shkup me komplikime të lidhura me covid. Ajo ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, ndërsa foshnja është në inkubator”, konfirmojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

    Nëna nuk kishte sëmundje shoqëruese dhe nuk ishte e vaksinuar kundër Covid-19.

    Sot janë konfirmuar 4 viktima nga coronavirusi. Në Kumanovë-3 (29, 49 dhe 74) dhe 1 në Gostivar (78).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!