Babë e bir nga Lipjani kanë vdekur brenda pak ditësh diferencë si pasojë e koronavirusit, shkruan Reporteri.net.
Zëdhënësi i komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi ka konfirmuar për Reporteri.net se babë e bir nga kjo komunë kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Ai ka thënë se babai ka vdekur para katër ditësh, përkatësisht më datën 21 të këtij muaji, gjersa i biri 29 vjeçar është varrosur sot.
Sipas informacioneve jo zyrtare 29 vjeçari ka qenë me sëmundje shoqëruese dhe ka qenë me nevoja të veçanta.
Kujtojmë se sot në Kosovë janë regjistruar 311 raste të reja me koronavirus, gjersa është njoftuar edhe për 10 viktima.
Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë si pasojë e koronavirusit kanë vdekur 1.466 persona.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 5.852. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.