×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme: Bashkëluftëtarët ia dorëzojnë nënës së dëshmorit uniformën ushtarake të të birit

    Reporteri
    28 Mars 2021 | 13:38

    Në 22 vjetorin e rënies së Enver Durakut nga Krusha e Madhe e Shefki Thaçit nga Rogova e Hasit, shoku i tyre i plagosur rëndë Hamëz Kryeziu, i ka dorëzuar sot nënës Fetije, nënës së Enverit, si amanet e kujtim, uniformën ushtarake të të birit, e cila ishte ruajtur me kujdesin më të madh.


    Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, teksa thotë se ndjen dhembje, mall e krenari në sytë e saj dhe te të gjithë neve që u ndodhëm në këtë moment të veçantë.

    Postimi i plotë i tij:

    Bashkëveprimtari i hershëm dhe bashkëluftëtari Enver Duraku, si i ri dhe student ishte pjesë e organizuar e lëvizjes çlirimtare (LKÇK) dhe së bashku me shokë luajti një rol aktiv për përgatitjen e luftës së armatosur për liri, i dëshmuar edhe në betejën e ashpër me armiqtë ku për 8 ditë e 8 netë luftohej intensivisht që nga Semetishti deri në Shkozë, do të merr plagë të rënda vdekjeprurëse bashkë me shokun e llogoreve Shefki Thaçin, u përjetësuan në altarin e lirisë.

    Sot, në 22 vjetorin e Enver Durakut nga Krusha e Madhe e Shefki Thaçit nga Rogova e Hasit, shoku i tyre i istikameve, i plagosur rëndë Hamëz Kryeziu, me respekt e ndjesi, ia dorëzoi nënës Fetije, nënës së Enverit, si amanet e kujtim, uniformën ushtarake të të birit, e cila ishte ruajtur me kujdesin më të madh.

    Dhembje, mall e krenari në sytë e saj dhe te të gjithë neve që u ndodhëm në këtë moment të veçantë.

    Lavdi përjetë dëshmorëve të kombit, Enver Duraku dhe Shefki Thaçi!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!