Historia e një 30 vjeçari palestinez ka prekur shumë njerëz anembanë botës.
Meqenëse e ëma ishte shtruar në spital pasi ishte infektuar me Coronavirus dhe vizitat nuk lejoheshin, ai u ngjit në dritaren e spitalit për ta parë.
Rasmi Suwaiti, 73 vjeçe, ndërroi jetë të enjten e kaluar, menjëherë pas “vizitës” së djalit të saj.
Në këtë mënyrë të pazakontë, por edhe të trishtueshme, ai i tha lamtumirën nënës së tij.
“Unë isha duke qëndruar i pafuqishëm në dritaren e njësisë së kujdesit intensiv, duke parë momentet e saj të fundit,” i tha ai mediave lokale.
Fotografia e tij u shpërnda shumë në rrjetet sociale javën e kaluar dhe shkaktoi reagime të shumta.
The son of a Palestinian woman who was infected with COVID-19 climbed up to her hospital room to sit and see his mother every night until she passed away. pic.twitter.com/31wCCNYPbs
— Mohamad Safa (@mhdksafa) July 18, 2020