Luftoi për ta pritur dhe shijuar këtë ditë bashkë me fëmijët e tij, por një ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës është përballur me dhimbjen e largimit të djalit për në mërgim, shkruan Reporteri.net.
Agim Morina, veteran i UÇK-së nga Malisheva e ka përcjellë djalin për në Gjermani pikërisht në ditën e djeshme kur po festohej 15 vjetori i pavarësisë së Kosovës.
Ngjarjen e ka treguar gazetari Arsim Lani, i cili citon fjalët e babait “se nuk ka gjë më të vështirë sesa t’i largohet djali nga vendi”.
15 vjetori i shpalljes së pavarësisë e ka gjetur Kosovën me një trend gjithnjë e në rritje të largimit të të rinjve nga vendi si, kryesisht për shkak të papunësisë dhe trajtimit joadekuat në vendet e punës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.