×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme: Punëtori që vdiq në punë, la gruan me dy fëmijë dhe prindërit e sëmurë

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 21:10

    Ka vdekur punëtori që u rrëzua dje teksa punonte në një ndërtesë në Mitrovicë.


    Ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda që ka marrë.

    Burime e Gazetës në  Spital dhe Polici kanë konfirmuar vdekjen e punëtorit E.G, 37 vjeçar.
    Sipas mjekëve, ai kishte pësuar tronditje të mëdha në kokë si dhe kishte pasur shumë plagë në trup.

    Duhet theksuar se 37 vjeçari ishte duke u trajtuar në QKUK, ku edhe ka vdekur.

    E siç mësohet, ai prapa ka lënë gruan me dy fëmijë si dhe dy prindër në gjendje jo të mirë shëndetësore.

    Ndryshe, ai po punonte në një objekt në qendër të Mitrovicës që po ndërtohet nga kompania “Afri Universal”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!