Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar por edhe atë italian në Padova të Italisë. Ariana Herri, 23 vjeçe, ka vdekur në spitalin e Padovës si pasojë e miokarditit fulminant.
Sipas mediave italiane, gjithçka nisi me simptoma të lehta si kolla dhe ftohja, të shfaqura pas pjesëmarrjes në mbrëmjen tradicionale të Panevin në Maserada. Situata shëndetësore e saj u përkeqësua ditë pas dite, duke shfaqur vështirësi në ushqyerje dhe të vjella të vazhdueshme. Kjo detyroi familjen e saj ta transportonte me urgjencë në spital.
Fillimisht e shtruar në Ca’ Foncello në Treviso dhe më pas në spitalin e Padovës, Ariana iu nënshtrua kujdesit intensiv, por pavarësisht përpjekjeve maksimale të mjekëve, jeta e saj nuk mundi të shpëtohej.
Muajt e fundit, e reja kishte kaluar një periudhë të vështirë, duke përjetuar sulme paniku dhe takikardi, të cilat lidheshin me një moment delikat pas përfundimit të një lidhjeje. Ariana kishte ëndërr të bëhej estetiste dhe punonte si banakiere në Maserada.
Autopsia, e cila është kryer sot, pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e sakta të kësaj tragjedie.
Ceremonia e lamtumirës do të mbahet të hënën, më 27 janar, në orën 15:00, në varrezat komunale të Maseradës, ku familjarë, miq dhe bashkëqytetarë do t’i japin nderimin e fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.