Ka ndërruar jetë nga sëmundja e Leukemisë Akute i riu kosovar, Dren Ukshini, bëjnë të ditur familjarët e tij.
Prej një vit e gjysmë ai po trajtohej në shtetin e Turqisë, me ç’rast po luftonte me sëmundjen e tij.
Dreni njihet si një djalosh tejet pasionant dhe një tifoz i zjarrtë i Klubit Futbollistik “Drita” dhe me këtë rast ka lënë të pikëlluar mijëra anëtarë ‘bardhekaltër’.
Edhe tifo grupi “Intelektualët” përmes një publikimi në llogarinë e tyre u kanë shprehur ngushëllime gjithë familjarëve dhe anëtarsisë së tyre.
“Intelektualë dhe qytetarë të Gilanit ju njoftojmë se sot ndërroi jetë një tifoz dhe kampion i vërtetë i klubit tonë.
Dreni na la zbrasur një vend në tribina por asnjëherë në zemrat tona. Do të kujtojmë gjithmonë Dren Kampioni!
Intelektualët shprehin ngushëllime familjës Ukshini dhe gjithë shoqërisë”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.