Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar se të dielën më 4 korrik në Kampin Novo Selo, në Kosovë ka vdekur një ushtar amerikan.
Alexander Blake Klass, 20 vjeç, nga Willamina, Oregon, vdiq në një incident që nuk kishte e të bënte me veprim të armatosura.
Pentagoni njoftoi se po hetohet derisa nuk janë dhënë informacione tjera, transmeton Reporteri.
Klass u bashkua me Gardën Kombëtare të Ushtrisë së Oregonit më 19 Janar 2019. Në Kosovë, ai u dërgua në janar të vitit 2020 dhe ishte planifikuar të kthehej në shtëpi në nëntor të këtij.
“Kjo është një situatë tragjike dhe fokusi ynë kryesor është të mbështesim familjen gjatë kësaj kohe të vështirë,” tha Brigda Kombëtare i Ushtrisë së Oregon.
Kujtojmë se misioni i KFOR-it është një forcë paqeruajtëse e NATO-s në vend që ka qenë këtu që nga viti 1999. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.