×
  • Lajme
  • Lajme / Arrestohet i dyshuari

    E dhunuara në Ferizaj është një e mitur, Prokuroria jep detaje

    Reporteri
    26 Mars 2025 | 10:26

    Në person është ndalur në Ferizaj nën dyshimin për dhunimin e një të miture.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton E.H është ndaluar dhe Prokurori i Shtetit do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

    “Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës, është ndaluar i pandehuri me inicialet E.H.

    Prokurori i Shtetit njofton se i pandehuri E.H. është ndaluar në lidhje me rastin e dhunimit të një të miture të moshës 14-16 vjeçare në Ferizaj, për dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas nenit 227, paragrafi 6, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Po ashtu, Prokurori i Shtetit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj brenda afatit të parashikuar”, bëhet e ditur në njoftim.

    Për rastin njoftoi edhe Policia e Kosovës. Siç u bë e ditur në raportin 24 orësh rasti ka ndodhur në muajin janar. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!