×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhunuara nga serbët që rrit fëmijën e dhunuesit: Si më braktisi burri dhe më harroi shteti

    Reporteri
    23 Maj 2019 | 18:04

    Një prej grave të përdhunuara nga serbët e cila mbanë fëmijën e dhunuesit ka rrëfyer momentet e tmerrit që ka përjetuar gjatë luftës.


    AJo thotë se serbët e kanë dhunuar për tre ditë pa ndalë nga 12-13 herë në ditë.

    “Na kanë dhunu pa ndalë, na kanë dhunu një grup prej pesë vetave, por na kanë marrë me vete ato që kanë qenë më të bukura. Na kanë dërgu në një fshat na kanë dhunu 12-13 herë në ditë.
    Për tri ditë ren na kanë dhunu sa herë kanë dasht vet, ka dy ka tre, kur u alivanoseshim ta hekshin me raki e me urine. Kanë qenë vujtje tmerruese, na kanë rreh, dhunu, na kane djeg me cigare, e kam fytin të therrun me thikë”, ka deklaruar ajo në T7, shkruan Reporteri.net.

    “Pas tre dite i kemi ndi që kanë thanë se po i lyp Arkani do më të mira, edhe njëra prej familjarëve të mi”, ka rrëfyer ajo.

    https://www.youtube.com/watch?v=dHNixdAQL74&feature=youtu.be&fbclid=IwAR1hNJtpA2yOnDAxQDrfqzhetLmzFGPcWRSdkv0DYOUOm8isCXfuwRWnLNI

    E dhunuara më tej ka treguar se gjatë rrugës një familjare ua ka zgjidh duart ndërsa ishin në kamion dhe aty kanë kërcyer 4 persona, por tre gra tjera që kanë qenë në kamoion nuk kanë guxu me kërcy.

    Ajo tregon më tej se ku kanë shkuar pasi kanë arritur të ikin nga kamioni.

    “Jena shku te një shtëpi por s’na ka pranu, por tuj ec malit malit, kemi mbërri në fshatin Kcik na ka marr një grua dhe na ka shti në ahur dhe na ka pru tesha pasi ishim gjak krejt pasi na kishin pre”, rrëfen më tutje e dhunuara.

    Ajo ka treguar se kur është kthy në shtëpi burri i ka thënë se ku ke qeve, dhe pasi i ka treguar rastin ai e ka braktis.

    “Atë ditë që jam kthy atë ditë më ka lënë”, ndërsa tregon se më kurrë se ka takuar.
    “Ka ndëgju që e kam edhe një fëmijë nga dhunuesi dhe ndoshta për ata s’ka dashtë me u marr”.

    E dhunuara tregoi më pas se fëmijën që e ka me dhunuesin jeton me të dhe se tani e jep jetën për të edhe pse në fillim nuk e ka dashur.

    “Eshtë e gjakut tem dhe e imja. Në fillim e ka majt motra, por tash unë dhe jeten e jape për të”, ka pohuar ajo.

    E dhunuara nga serbët tregon se ka dasur disa here të vetëvritet por e kanë ndalë fëmija.

    “Kam tentu me bo vetvrasje tre herë, por më kanë ndalë fëmijët, më kanë gjetë me kanop në fyt”.

    Ajo më tej thotë se shoqëria nuk po e pranon dhe kjo e pengon shumë, ndërsa shton se është braktisur edhe nga shteti.

    “Shteti nuk më ka ndihmuar asnjëherë. Shteti duhet me na i shkollu fëmijët, me na shëru”, ka pohuar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!