×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    E fotografuan qytetarët, shoferi në Ferizaj dënohet me 300 euro për tejkalim të parregullt

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 19:24

    Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar një shofer për tejkalim të parregullt, pas pranimit të një informate të shoqëruar me fotografi nga qytetarët.

    Rasti ka ndodhur më 18 prill 2025, rreth orës 07:53, në fshatin Bibaj të Ferizajt. Sipas Policisë, shoferi I. G., 23 vjeç, shtetas i huaj, ishte duke drejtuar një veturë të tipit Opel Astra me targa vendore, kur ka kryer tejkalim të gabuar nga ana e djathtë të disa automjeteve – veprim ky i ndaluar me ligj.

    Si pasojë, ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, në përputhje me ligjet në fuqi.

    Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë.

    Po ashtu, qytetarët janë inkurajuar të raportojnë shkeljet e rregullave të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke kontaktuar numrat emergjent: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Policia garanton se të gjitha raportimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!