Para pak minutash ka pasur të shtëna me armë zjarri në qendër të Mitrovicës ku një person ka mbetur i plagosur, shkruan Reporteri.net
Avni Zahitit, zëdhënësit të policisë nga rajoni i Mitrovicës, ka thënë për Reporterin se dyshohet që një person ka marrë lëndime trupore dhe po trajtohet në spital.
Zahiti ka treguar se policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
”Policia janë në vendin e ngjarjes, tani për tani nuk kemi informacion më tepër, një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri”, ka thënë zëdhënësi i policisë për Mitrovicë Avni Zahiti për Reporteri.net
Ndërkaq Reporteri.net ka mësuar se i plagosuri është nisur me ambulance për në Prishtinë, por deri në këto momente nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.