Dy punëtorë janë fotografuar teksa punojnë në një vinç diku në Prishtinë, gjë që duket mjaft e frikshme.
Qytetarë nga Podujeva janë shprehur të shqetësuar me këtë gjë, duke thënë se kjo paraqet rrezik, shkruan Reporteri.net.
Sipas tyre, punëtorët nuk kanë pasur mjete mbrojtëse kur janë ngjitur në atë lartësi, duke shkaktuar kështu një rrezik të konsiderueshëm.
“Edhe pse po rritet numri i vdekjeve të punëtorëve të ndërtimit në vendin e tyre të punës, kompanitë e ndërtimit nuk po marrin hapa drejt sigurisë së tyre”, thonë grupi “Podujeva, vendlindja ime”.
Sidoqoftë, ka pasur raste të shumta kur punëtorët kosovarë kanë punuar në kushte ekstreme, duke përfshirë edhe hypjen në vinça të tillë pa mjete të sigurisë.
Ndryshe, Kosova ka numër të madh të punëtorëve që vdesin në vendin e punës, ku vetëm në pjesën e parë të këtij viti kanë humbur jetën gati 20 sosh./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.