×
  • Lajme
  • Lajme

    E frikshme: Spitali Amerikan i vendos pacientit bateri në zemër pa pasur nevojë

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 18:11

    Shaqir Shala, nga fshati Loxhë e komunë së Pejës, ndonëse ka pasur probleme shëndetësore me zemër dhe ka shkuar në Spitalin Amerikan për një kontroll mjekësore duke i besuar më shumë se atyre shtetëror, aty i ka ndodhur diçka e pazakontë dhe pa pasur nevojë.


    Shala pas kontrolleve në Spitalin Amerikan, ju është referuar që t’i vendoset një bateri e zemrës me arsyen se gjendja e zemrës së tij është në gjendje të keqe dhe kjo do ta ndihmonte atë që ajo të mos ndalte së rrahuri.

    I mashtruar nga ky tretman mjekësor, Shala vendos që ta vendos baterinë në zemër, por pas dy dite me të shkuar në spitalin shtetëror, konkretisht në QKUK është parë se vendosja e baterisë në zemër ka ndodhur pa pasur nevojë.

    QKUK ka verifikuar se pa pasur asnjë nevojë bateria e zemrës është vendosur në pacientin Shaqir Shala, tanimë vetëm për një qëllim që t’i merren një shumë e madhe e parave.

    Por, nga QKUK nuk janë ndalur me kaq, ata kanë denoncuar rastin si shkelje profesionale dhe etike ndaj pacientit Shaqir Shala.

    Më poshtë keni edhe Dokumentin të cilin e ka siguruar Gazeta Metro ku shpjegon denoncimin e QKUK’së ndaj Spitalit Amerikan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!