Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se do të ketë takime me liderët e partive parlamentare, duke përfshirë këtu edhe kreun e Qeverisë, Albin Kurtin.
Ai ka thënë se këtë do ta bëjë gjatë ditëve kur do të shënohet Epopeja e UÇK-së, shkruan Reporteri.net.
“Do t’i ftojë në ditët e ardhshme liderët e partive kur do të jetë edhe Epopeja e UÇK-së. Kështu që do ta takojë edhe liderin e VV-së, PDK-së, LDK-së dhe të gjitha partive parlamentare”, ka thënë Thaçi.
Sidoqoftë, presidenti ka refuzuar të përgjigjet se kur do të zhvillojnë takimin kokë më kokë me kryeministrin Kurti, i cili edhe dje i dërgoi ftesë.
Ndryshe, në dy ftesat e Kurtit u tha se nevojitet koordinim për politikën e jashtme, sidomos në kohën kur po bisedohet intensivisht lidhur me marrëveshjen përfundimtare./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.