×
  • Lajme
  • Lajme

    “E fundit rrugë e mërgimtarit”, përlotet në studio kosovarja që u bë virale pas aksidentit të djeshëm në Kroaci

    Reporteri
    26 Korrik 2021 | 9:48

    Artina Hamitaga është bërë virale në rrjete sociale me shkrimin e saj “E fundit rrugë e mërgimtarit”, pas aksidentit tragjik që ndodhi dje në Kroaci ku mbetën të vdekur 10 persona.


    Në emisionin #gjesi në T7, Hamitaga ka thënë se ka emocione, kur e lexon prozën edhe pse e ka lexuar disa herë që prej kur e ka shkruar dhe postuar në rrjete sociale.

    “Kërkoj falje për emocionet se e kam lexu disa herë, po është e pamundur në ngjarje të tilla”, thotë ajo.

    “E kam shkru në atë mënyrë që me mujt me përjetu dhimbjen e atyre që kanë qenë”, shton e njëjta.

    Ajo ka sqaruar se nuk ka pasur familjar në aksident.

    “Ka ndodhë një keqkuptim, disa e kanë përdor fotografinë time, shumica po mendojnë që unë kam pësu në atë aksident, unë jam mirë, familjarët e mi janë mirë, se kam njoft askënd në autobus, thjesht kam ndje dhimbje me ata që kanë qenë aty”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!