Partia Demokartike e Kosovës ka zyrtarizuar Arbënesha Kuqin si kandidate për kryetare të Gjakovës.
Krasniqi thotë se kandidatja e tyre do ta përcjell mesazhin e ndryshimit dhe gjithëpërfshirjes, me prioritetet e qytetarëve të komunës së Gjakovës.
Postimi i Krasniqit:
PDK në Gjakovë do të garojë me një zonjë, sa të njohur aq edhe të fuqishme në bindjet e saj, përcaktimin e saj, aktivitetin dhe gatishmërinë për të bërë ndryshimin.
Arbënesha Kuqi do ta përcjell mesazhin e ndryshimit dhe gjithëpërfshirjes, me prioritetet e qytetarëve të komunës së Gjakovës, sepse, ajo e do dhe do të punojë për Gjakovën me më shumë projekte, me më shumë vende pune, me më shumë mirëqenie dhe perspektivë për të rinjtë.
Si një profesioniste e vërtetë, e specializuar në menaxhment, Arbënesha Kuqi me ekipin e saj e njohin secilin lokalitet të Gjakovës dhe kanë vizion të qartë për zhvillimin ekonomik të kësaj komune.