Kjo ditë mund të jetë historike për Albin Kurtin. Si fitues i zgjedhjeve, mund të sigurohet sot përfundimisht se do ta drejtojë Qeverinë e Kosovës, një ambicie që e ndjeku për vite me radhë, me politikë, dialog e madje dhe me protesta që shpeshherë rezultuan të dhunshme.
Një marrëveshje për Qeverinë e ardhshme të vendit ka gjasa të mëdha që të nënshkruhet sot mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.
Pas një serie takimesh, që nga përfundimi i zgjedhjeve, marrëveshja që pritet të nënshkruhet, ashtu siç të pakten është thënë, do të sjellë disa ndryshime në mënyrën e qeverisjes. Kjo gjë u bazua në disa pika, e në veçanti lidhet me uljen e numrit të ministrive dhe nisjes së reformave.
Burimet e Reporteri.net thonë se së shpejti mund të nis takimi i madh mes LDK-së dhe VV-së për finalizimin e marrëveshjes dhe gjasat janë që takimi të mbahet në Kuvendin e Kosovës.
Sipas VV-së dhe LDK-së, Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti do të ketë 12 ministri. Kjo do të bëhet duke shkrirë dy-tri ministrI në një. Por ende nuk dihet saktë se si do të duket ndarja e resorëve për LDK-në dhe VV-në. Palët kanë thënë se janë pajtuar edhe për programin qeverisës, por ai po mbahet sekret tash e sa ditë.
Temë kryesore që mbajti pezull arritjen e një marrëveshje më herët, ishte posti i presidentit, të cilin e këkronte me ngulm LDK-ja, por hezitonte e refuzonte ta pranonte Albin Kurti. Por, ashtu sic ka ndryshuar disa qëndrime kohën e fundit, Kurti duke se është dorëzuar edhe në këtë pikë përballë LDK-së. /Reporteri.net/.