Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Nol Nushi, ka treguar arsyen pse zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishte refuzuar të gjuante gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Nushit, Bislimi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit kur i kishte ardhur radha të gjuante gaz lotsjellës, me arsyetimin se do ta humbiste punën në Kolegjin AUK (American University in Kosovo), shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kur e kujton këtë rast, Nushi ka thënë se rrënqethet kur e mendon se Bislimi është përfaqësuesi i Kosovës në dialog me Serbinë.
“Rrnqethna kur mendoj qe Besnik Bislimi o perfaqesuesi yne kryesor ne dialog me Serbine. Ky pat dhone doreheqeje prej deputetit kur i pat ardhe rendi me gjujte gaz lotesjelles ne Kuvend. Thojke: e hupi punen ne AUK”, ka shkruar Nushi.
Postimi i tij i plotë:
Rrnqethna kur mendoj qe Besnik Bislimi o perfaqesuesi yne kryesor ne dialog me Serbine.
Ky pat dhone doreheqeje prej deputetit kur i pat ardhe rendi me gjujte gaz lotesjelles ne Kuvend. Thojke: e hupi punen ne AUK.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.