×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    E jashtëzakonshme: Brenda pak orësh, sigurohet karroca elektrike për 58 vjeçarin në kushte të rënda

    Reporteri
    01 Maj 2025 | 19:24

    Vetëm pak orë pas publikimit të rrëfimit në Reporteri.net të Bashkim Behlulit, 58 vjeçarit nga Podujeva, i cili në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ekonomike kërkonte një karrocë elektrike, ajo u sigurua.

    Menjëherë pas publikimit të historisë së tij, në redaksinë e gazetës online Reporteri.net u lajmëruan nga Fondi Humanitar i Gorenje, të cilët shprehën vullnetin që ta ndihmojnë Bashkimin.

    Karroca, 58 vjeçarit iu dorëzua sot nga gazetarja e Reporteri.net, Leonora Kolukaj.

    “Jam shumë i lumtur që ma kanë pru kolicën.”, shprehet Behluli.

    Ai ka shumë urata e falënderime që u pajis me karrocë.

    “Allahu iu shpërbleftë me të mira e gëzime e inshallah ua kthejmë për të mirë.”, thotë Bashkimi teksa merre instruksione për përdorimin e karrocës nga gazetarja Kolukaj.

    Bashkimi thotë se tashmë mund të dalë dhe ta marrë ajër të pastër me ndihën e karrocës elektrike.

    Ky është rrëfimi i plotë i 58-vjeçarit teksa mes lotëve kërkonte ndihmë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!