×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi në Facebook

    “E ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit”, Lushaku liston 10 raste që sipas saj Kurti e ka shkelur Kushtetutën

    Reporteri
    16 Qershor 2025 | 12:35
    Jehona Lushaku-Sadriu

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe uzurpim të funksionit qeveritar.

    Në një postim në Facebok, Lushaku-Sadriu e cilësoi të papranueshme që Kurti flet për kushtetutshmëri, ndërkohë që, sipas saj, ka qëndruar në krye të qeverisë pa pasur shumicë parlamentare dhe jashtë çdo norme kushtetuese.

    “Mosbindjen e deputetëve ndaj vullnetit të tij personal ai e quan ‘shkelje të Kushtetutës’,” shkroi ajo, duke shtuar se kjo tregon një logjikë ku individi e vendos veten mbi ligjin dhe Kushtetutën.

    Deputetja e LDK-së listoi së paku dhjetë raste gjatë mandatit të kaluar të Qeverisë Kurti, që sipas saj përbëjnë shkelje flagrante të Kushtetutës – duke përfshirë ligje të kontestuara dhe shkarkime të paligjshme të bordeve institucionale.

    “Nuk ka kushte më të rënda për demokracinë se kur një kryeministër në detyrë e përdor Kushtetutën si vegël pushteti,” përfundon reagimi i saj.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!